2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Bashkatdhetarëve iu ndalohen në kufi specat e turrshive – gjobiten deri në 1500 euro

Me ardhjen e vjeshtës, shumë bashkatdhetarë nga Kosova dërgojnë speca drejt vendeve të ndryshme të Evropës, veçanërisht në Gjermani dhe Zvicër, për të përgatitur turrshi tradicionale.

Megjithatë, disa shtete nuk lejojnë transportin e këtyre produkteve përmes pikave kufitare, duke shkaktuar sfida për shumë prej tyre.

Së fundmi, një mërgimtar ka publikuar një video në rrjetin social “TikTok”, ku shihen kontinierë të mbushur me speca të ndaluar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

Kjo video është bërë virale, duke nxitur reagime të shumta.

Në një rast të veçantë, një mërgimtar ka treguar se është dënuar me 1500 euro për shkak të përpjekjes për të kaluar specat përmes kufirit.

Në diskutimet në komentet e videos, shumë mërgimtarë kanë argumentuar pse marrin speca nga Kosova.

Sipas tyre, specat nga Kosova kanë një shije të veçantë, e cila i bën të pazëvendësueshëm në përgatitjen e ushqimeve tradicionale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img