-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Derisa Kurti alarmon për rrezik nga Serbia, komandanti i FSK-së paralajmëron probleme me shërbimin e ushqimit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se teksa kryeministri Albin Kurti, alarmon për rrezikun nga ushtria serbe, komandant i FKS-së paralajmëron problemet  e shërbimit të ushqimit.

Tahiri këtë gjendje e ka quajtur si shqetësuese dhe të papranueshme.

“Derisa kryeministri Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria serbe dhe provokimet e tyre në distancën prej 50 metra nga vija kufitare e shtetit tonë, nga ana tjetër, komandanti i FSK-së paralajmëroi se problemet e shërbimit të ushqimit si dhe mungesa e personelit mund të qojnë në pezullimin e aktiviteteve të saj”.

“Kjo gjendje është jo vetëm shqetësuese por e papranueshme. Ushtria e Kosovës është krenaria e secilit qytetar dhe nuk duhet të neglizhohet e as të vihet në situata të tilla për shkak të paaftësisë së një qeverie”, ka shkruar Tahiri në Facebook, të dielën.

Ai ka thënë se Qeveria e ardhshme, sipas tij e udhëhequr nga Bedri Hamza do t’i restauroj këto dëme.

“Megjithatë, tashmë vetëm javët na ndajnë nga zgjedhjet e 9 shkurtit përmes të cilave qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza do të restauroj dëmet dhe pasojat e mëdha”, ka thënë Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img