Khloe Kardashian tregoi barkun e saj me sutjena rozë dhe dollakë të ngjashme në imazhet e reja të shpërndara në Instagram.
Ylli 40-vjeçar dukej në formë të mrekullueshme me barkun dhe krahët tejet të tonifikuar.
Fansat e saj u tërbuan për imazhet e reja teksa komentuan se si ajo duhet të stërvitet dy herë në ditë për t’u dukur kaq e hollë dhe e tonifikuar, shkruan DailyMail.
Imazhet ishin nga sfera e saj e veshjeve me përmasa të limituara “Fabletics”, e cila u themelua nga shoqja e saj Kate Hudson.
Linja e vjeshtës përfshin bluza, dollakë dhe xhaketa, të cilat Khloe i modeloi për markën.
Khloe gjithashtu u pa me të njëjtën veshje rozë teksa u intervistua nga marka.
Kur u pyet se kush ishte dashuria e saj e fëmijërisë, ajo tha Leonardo DiCaprio, por edhe bisha nga “Beauty & The Beast” (E bukura dhe bisha).
Kardashian u pyet se cila ishte meme e saj e preferuar, siç tha ajo, kur godet tavolinën dhe bërtet: “Gënjeshtar!”
Ishte nga emisioni i saj televiziv ku ajo tha se Jordyn Woods nuk flirtoi me Tristan Thompson.
“Unë e përdor atë gjatë gjithë kohës në shtëpi gjatë bisedave sepse të gjithë janë gënjeshtarë”, shtoi ajo duke buzëqeshur.
Thënia e saj e preferuar është: “Çfarëdo që është menduar për mua, do të jetë për mua”.
Bashkëpunimi “FxK” debutoi javën e kaluar. “Ne jemi të çuditshëm”, tha Khloe në Instagram në atë kohë.
Në imazhet e shpërndara, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dukej e tonifikuar dhe e nxirë në artikujt kafe dhe të zeza.