-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Arrestimi i shtetasit të Kosovës në Serbi, çka dihet deri tani

Dje ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë. Siç raporton gazeta serbe “Danas”, ai i arrestua për “krime lufte ndaj serbëve” në Prishtinë.

“Në pikën kufitare të Horgoshit, M.I., i dyshuar për krime lufte, është arrestuar sot në mëngjes, ku së bashku me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër një çifti të nacionalitetit serb në Prishtinë në vitin 1999”, Daçiq.

Ai ka pretenduar se “ata janë rrëmbyer me forcë, janë dërguar në një burg të improvizuar ku kanë vazhduar t’i keqtrajtojnë fizikisht dhe psiqikisht”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Publike për Krime Lufte

“Për shkak të veprimeve hetimore që po kryhen nga Prokuroria Publike për Krime Lufte, nuk mund të japim më shumë detaje për të mos rrezikuar hetimet”, ka thënë Daçiq. 

Lidhur me rastin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me një reagim.

MPJD ka thënë se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet.

“Lidhur me këto raste Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet.”

MPJD ka shtuar se për këtë çështje janë njoftuar edhe misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Serbi si dhe delegacioni i BE-së në Serbi.

“Për këtë çështje janë njoftuar edhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi, si dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Kosovë dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian. Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke ndjekur nga afër këtë rast dhe do t’iu mbajmë të informuar rreth detajeve tjera.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img