8.5 C
Pristina
Saturday, October 12, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet letra e plotë e Gjeneral Jasharit drejtuar ministrit Maqedonci

Letra e Komandantit të FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e shkruar më 7 tetor, ka ngjallur jo pak reagime.

Shqetësimi kryesor që Jashari ia shpreh Maqedoncit, është rekrutimi i stafit mbështetës për kuzhina.

Madje, thuhet se në rast të mos angazhimit me kohë të këtij stafi nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, “FSK do të detyrohet që të ndërpresë përgatitjen dhe ofrimin e shërbimit të rregullt të ushqimit”.

“Siç jeni njoftuar paraprakisht, FSK është në procesin e validimit të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë dhje të njësive të tjera, të parapara me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT). Njëkohësisht, vazhdojnë të realizohen edhe detyrat operacionale, kurset zhvillimore, stërvitjet fushore dhe aktivitetet tjera, konform Planit Vjetor”.

“Nëse MM nuk do të mund të realizojë me kohë rekrutimin e stafit mbështetës për kuzhina, FSK do të detyrohet që të ndërpresë përgatitjen dhe ofrimin e shërbimit të rregullt të ushqimit. Kjo situatë e krijuar do të na detyronte që FSK të ndërpresë të gjitha aktivitetet e planifikuara, përpos shërbimit të rojës dhe shërbimeve tjera që janë në operacione dhe gatishmëri”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument që u publikua nga Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img