15.3 C
Pristina
Saturday, October 12, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti i Brazilit me kërkesë interesante për kombëtaren braziliane

Presidenti i Brazilit, Lula da Silva e ka parashtruar një kërkesë interesante në drejtim të shtëpisë së futbollit brazilian.

Ai ka thënë se është takuar me kryetarin e Federatës së Futbollit Brazilian, duke thënë se ia ka parashtruar një kërkesë, por që nuk dihet sa është e realizueshme.

Ai ka bërë me dije se ka kërkuar nga federata që te kombëtarja të ftohen vetëm lojtarë nga kampionati i Brazilit.

Kjo do të thotë se lojtarë si Vinicius, Rodrygo, Militao, Raphinha, Paqueta, Ederson e të tjerë të mos ftohen më te kombëtarja.

“Lojtarët tanë që luajnë në kampionatin tonë, janë po aq të mirë sa ata që luajnë jashtë kufijve”, ka thënë presidenti brazilian.

Kjo kërkesë si duket vie pasi kombëtarja e Brazilit shënoi fitore me rikthim ndaj Kilit, me dy golat e shënuar nga dy lojtarë të Botafogos, që bën pjesë në kampionatin brazilian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img