-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Programi shtetëror 7-pikësh i propozuar nga Osmani për mbështetjen e FSK-së

Presidentja Vjosa Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre.

Kështu ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencën e Kosovës.

“Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament”, ka thënë Kupina për Klankosova.tv

“Realizimi i këtij programi mbështetës, gjithashtu ndikon në fuqizimin e operacionalitetit të FSK-së, në kohën e tranzicionit e zhvillimit të saj me qëllim të realizimit të detyrave ligjore dhe misionit kushtetues të saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror”.

Programi 7-pikësh përfshinë këto elemente:

  1. Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri.
  2. Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit.
  3. Pagesa e mëditjeve për pjestarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj).
  4. Sigurimi shëndetesor.
  5. Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe tercial mjekësor.
  6. Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare.
  7. Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre.
  8. Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img