Një 32-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit në Itali.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në provincën e Frosinone.
Vetura me të cilën po udhëtonte i riu shqiptar ka dalë nga rruga, është rrotulluar disa herë dhe është përmbysur, raporton Top Channel.
Ndërkohë, të lënduar mbetën tre shtetas të tjerë që udhëtonin me 32-vjeçarin, po ashtu shqiptarë.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e ngjarjes nga grupi hetimor.