-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti përmbledh vendimet e rëndësishme të mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur dhe njëherë vendimet që u morën në mbledhjen e djeshme të Qeverisë.

Në këtë mbledhje u miratua rritje e pensioneve për 20 për qind, pensioni bazik i moshës, ndarja e 200 mijë eurove për ofrim të ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë, vendime të tjera të rëndësishme, njofton Klankosova.tv.

Njoftimi i të parit të qeverisë

Mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur dje në mënyrë elektronike, solli mes tjerash këto vendime të rëndësishme:

  • Rritjen e pensioneve me 20 për qind duke filluar nga ky muaj, për skemat dhe nën-programet:
  • Pensioni bazik i moshës;
  • ︎ Pensionet kontributdhënëse I, II, III dhe IV;
  • Pensionet për aftësitë e kufizuara duke përfshirë atë për fëmijë dhe të rritur si dhe për personat e verbër I dhe II e për personat paraplegjik dhe tetraplegjik I dhe II;
  • Pensioni familjar;
  • Pensioni invalidor i punës;
  • Pensioni i parakohshëm për Trepçën.
  • Ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.
  • Ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img