-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kërcënohet edhe kryeprokurori i Prizrenit, reagon KPK

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë dënuar një kërcënim të bërë përmes rrjeteve sociale ndaj ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, dhe ndaj organeve të sigurisë.

KPK njoftoi se ky kërcënim ka ardhur për shkak të detyrave zyrtare që këto institucione ushtrojnë. Sipas njoftimit të KPK-së, kërcënimet përmbajnë referenca ndaj individëve dhe organizatave kriminale dhe duket qartë qëllimi për të ndërhyrë në punën e Prokurorit të Shtetit dhe organeve të sigurisë së Kosovës.

“KPK dhe ZKPSH deklarojnë se këto kërcënime janë të drejtuara edhe ndaj organeve të Policisë së Kosovës dhe organeve të ndjekjes dhe përmbajnë edhe ngjyrime dhe emërtime të individëve dhe organizata kriminale dhe duken qartazi se qëllimi i tyre është ndërhyrja në punët e Prokurorit të Shtetit dhe organeve të sigurisë së vendit. KPK dhe ZKPSH, gjithashtu, me këtë rast, ua bëjnë me dije individëve të tillë se përkrahin fuqishëm z. Kryeziu dhe organet e sigurisë, si dhe i mbështesin plotësisht në punën e misionin e tyre për ndjekjen dhe hetimin e kryesve të veprave penale”.

Gjatë ditës, KPK reagoi edhe për një tjetër kërcënim të bërë ndaj zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli, lidhur me aksionin e fundit ku u konfiskuan 1 ton marihuanë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img