14.2 C
Pristina
Saturday, October 12, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada britanike i gëzohet medaljes së argjendtë të FSK-së në ushtrimin “Cambrian Patrol”

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e ka uruar ekipin e FSK-së për marrjen e medaljes së argjendtë në ushtrimin “Cambrian Patrol Long Range Patrol”.

Sipas ambasadës britanike, performanca e FSK-së ishte e jashtëzakonshme gjatë kësaj stërvitjeje.

“Performanca e FSK-së ishte e jashtëzakonshme gjatë stërvitjes rraskapitëse 48-orëshe në Malet e Zeza të Uellsit”, thuhet në njoftimin e ambasadës, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë garë morën pjesë 111 ekipe, 37 ekipe ndërkombëtare nga 36 shtete të ndryshme të botës.

Kurse, Forca e Sigurisë së Kosovës bëri të ditur se gara “Cambrian Patrol”, është një nga garat më sfiduese në botë, ku ekipet kalojnë nëpër detyra sfiduese ushtarake.

“Gara ‘Cambrian Patrol’ është një nga garat më sfiduese në botë, ku ekipet kalojnë nëpër detyra sfiduese ushtarake si përgatitje taktike, përballje me rreziqe CBRN, operacione mjekësore, rikonicion dhe zbulim të forcave, sulm, eksploziv dhe fushë e minuar, kalim i pengesave ujore, caqe te artilerisë fushore, dhe përballje me situata të burgosurve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img