19 C
Pristina
Thursday, October 10, 2024

Buy now

spot_img

Inaugurimi i Namazgjasë/ Rama: Kryemyftiu Bilal Teqja do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli

Kryeministri Edi Rama, në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë tha se kujdestari i xhamisë do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

Ai falënderoi Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke cilësuar si mik të çmuar për shqiptarët.

“Faleminderit dhe mirënjohës presidentit të Turqisë, miku i im dhe i mirëseardhur në Shqipëri. Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.  Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim e as ndalim drejt majës ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në një Shqipëri të denjë e të mirë për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine e ideje”, tha ai./ abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img