19 C
Pristina
Thursday, October 10, 2024

Buy now

spot_img

Hovenieri i uron mirëseardhje Kasanofit: Presim vizitë produktive, do t’i adresojmë shqetësimet e përbashkëta

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, i ka uruar mirëseardhje Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ri amerikan, Alexander Kasanof për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë dhe rajon.

Hovenier tha se presin një vizitë produktive të Kasanofit, duke treguar mbështetjen afatgjate amerikane për popullin e Kosovës.

“Presim një vizitë produktive duke treguar mbështetjen tonë afatgjate për popullin e Kosovës, për të adresuar shqetësimet e përbashkët dhe duke kërkuar të arrijmë përparim në rrugën evropiane të Kosovës, si një shtet sovran, i pavarur dhe multientik”, shkroi Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

Aktualisht, bashkë me Kasanofin, Hovenieri i ka shkuar në zyrë për takim të pares së shtetit, Vjosa Osmani, ku më pas pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img