Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka dalë me një pretendim grandioz – pa e shoqëruar edhe me ndonjë pamje për ta dëshmuar – se në tubimet e veta personale zgjedhore ka më shumë njerëz të tubuar se sa liderët e PDK-së dhe LDK-së.
“Po më rivalizojnë krerët e LDK-së dhe PDK-së në organizimin e tubimeve. Këta ‘liderë’ në këto tubime nuk kanë të pranishëm më shumë se në tubimet e mia, është e qartë ata janë larg popullit dhe dihet kah është mbështetja e popullit”, shkroi Bajqinovci.