6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Punimet e KEDS-it në Badoc lënë prishtinasit tërë ditën pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” gjatë ditës ka njoftuar se të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Badoc, do të kenë çrregullime me furnizim me ujë.

Sipas KRU “Prishtina”, konsumatorët që furnizohen nga Impianti në Badoc do të kenë reduktime të ujit për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të punimeve teknike nga KEDS-i.

“Sipas KEDS, punimet do të zgjasin deri sot në orën 17:00. Si pasojë, do të ketë çrregullime të furnizimit më ujë për zonat që furnizohen nga ITU Badoc”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, të bërë 11 orë më parë.

Ndërsa, zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë për Klan Kosovën se energjia elektrike është lëshuar në 18:45, por që furnizimi i rregullt me ujë do të bëhet vetëm pas stabilizimit të fabrikës.

“Rrymën e kanë lëshuar në 18:45, derisa të stabilizohet fabrika. Kjo do të bëhet sonte vonë besoj”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img