Në takimin konsultativ me 209 këshilltarët lokalë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova ka shumë mundësi.
Ai ka thënë se njerëzit e Kosovës janë punëtorëdhe se familjet kosovare janë të forta.
Sipas tij, Kosova edhe mundet më mirë, edhe meriton më mirë.
“Për këtë qëndroj unë dhe ekipi im! Për ketë kërkoj mbështetjen tuaj të dashur asamblistë! Dhe duke ju njohur si kampion të zjarrtë; duke ju parë sonte këtu me kaq emocion e pasion, po dal me plot bindje e krenari, se rruga e re nuk ka të ndalur tashmë”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se “ Më 9 shkurt, më pak se katër muaj nga sot, ne zgjedhim shpresën; zgjedhim zhvillimin, zgjedhim bashkimin”.
“Më 9 shkurt ne zgjedhim Lidhjen Demokratike të Kosovës, shpresën e fundit të Republikës së Kosovës! Prandaj këshilltarë, kryetarë e udhëheqës nga secila anë, unë kam gjetur rrugën e Kosovës. Por këtë rrugën nuk e bëj vet. Rrugën e bëjmë bashkë! E di se do ta bëni. Po e shoh se do ta bëni. Le ta bëjmë”, ka përfunduar fjalimin kryetari i LDK-së.