4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

10 kadetë në Akademinë e FASh, Maqedonci: Rrugëtim ky krejt i veçantë dhe në thelb i jashtëzakonshëm

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se pati kënaqësinë që sot ishte prezent në fillimin e vitit të ri akademik në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ku 10 kadetë  nga sot filluan studimet.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë sot shënohet një datë e veçantë për kadetët, datë që shënon fillimin e formësimit  akademik dhe profesional.

“Rrugëtim ky krejt i veçantë dhe në thelb i jashtëzakonshëm. Padyshim profesioni i ushtarakut por dhe edukimi në këtë profesion kërkon mund e sakrificë, përpjekje e angazhim.  Por ju jep mundësinë që t’i shërbeni atdheut. Kjo mundësi nuk jipet shpesh në jetë. Njeriu mund të ketë shanse e mundësi për t’u zhvilluar dhe për të punuar për veten gjatë gjithë jetës, por për të marrë pozitë publike ku mund t’u shërbesh të tjerëve dhe para së gjithash atdheut tënd, është mundësi e rrallë, e çmuar”.

“Duajeni këtë profesion. Jipini më të mirën që ka secili nga vetja. Do t’ju bëj krenar gjithë jetën, juve, familjen dhe fëmijët tuaj në të ardhmen.  Dy ministritë tona në vazhdimësi por në veçanti në periudhën e fundit kanë rritur, thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin e ndërsjelltë. Trajnimet dhe ushtrimet e përbashkëta, edukimi i kadetëve të dyja vendeve në Akademitë ushtarake të Shqipërisë dhe Kosovës dhe bashkëpunimi në shumë fusha tjera përveç që janë duke ndikuar në shkëmbimin e njohurive po ndihmojnë edhe në ndërtimin e raporteve ndërpersonale të ushtarakëve tanë duke lidhur kështu edhe më shumë kombin që jeton në dy shtete tona”, ka tha Maqedonci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img