3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Bordi i RTK-së zgjedh kryesinë e re

Bordi i RTK-së ka zgjedhur kryesinë e re.

Kryetare e bordit të RTK-së u zgjodh Albulena Mehmeti, ndërsa nënkryetar Dardan Beqiri. Zgjedhja e tyre u bë me shumicë votash.

“Kryesia e re falënderoi anëtarët e bordit për besimin, si dhe shprehu përkushtimin për avancimin e zhvillimit të RTK-së. Ata gjithashtu theksuan angazhimin për të ndjekur praktikat më të mira të mediave publike ndërkombëtare dhe për të ruajtur stabilitetin financiar të institucionit”, shkruan në kumtesën e lëshuar nga Bordi i RTK-së.

“Një nga prioritetet kryesore të kryesisë së re është edhe rritja e kredibilitetit të RTK-së, si dhe vazhdimi i funksionmit të RTK-së në përputhje me rregullativën ligjore dhe standardet më të larta profesionale, duke ofruar informim të saktë, objektiv dhe të shpejtë për qytetarët e Kosovës”, thuhet tutje aty.

Zgjedhja e kryesisë së re u bë pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm, Besnik Boletinit.

Ai pas dorëheqjes kishte sqaruar se arsye për këtë vendim, sipas tij, është çështja e publikimit të lajmit të paverifikuar në mediumin publik, RTK, ku inkriminoheshin dy media vendore, Nacionale e Periskopi, si media të financuara nga presidenti serb Aleksander Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img