3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Gjakovë: Iu gjetën mbi gjysmë kg marihuanë në shtëpi, kërkohet paraburgim për të pandehurin

Prokuroria Themelore në Gajkovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh kundër të pandehurit me inicialet E.Ll.

Sipas prokurorisë, të hënën në shtëpinë e të dyshuarit në Gjakovë është gjetur lëndë narkotike e llojit marihuanë e ndarë në disa qese plastike që në total ka peshën e 668.9 gram.

Në kumtesë thuhet se janë gjetur edhe të holla në vlerë prej 500 euro, një telefon, dhe një peshore digjitale, të cilat të gjitha janë sekuestruat në vendin e ngjarjes, raporton Klankosova.tv.

“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 të KPRK-së”, tha prokuroria.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img