Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka dal sot para gjykatës, ku është deklaruar “plotësisht i pafajshëm” ndaj akuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tij më 19 gusht të këtij viti. Në padi thuhet se Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro, gjë që i mundësoi kompanisë nga Sllovenia tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.