Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka ndarë një përditësim në rrjetet sociale lidhur me vizitën e Victoria Billing, Drejtoreshës së Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, e cila ka zhvillur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë takimit, Billing mirëpriti vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës së mallrave në pikën kufitare Merdare. Kjo lëvizje pritet të përmirësojë progresin brenda kornizës së Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).
“Ajo e nisi vizitën e saj me takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ajo përshëndeti vendimin e qeverisë për të lejuar kalimin e sigurt të mallrave përmes pikës së kalimit Medare, si një hap i rëndësishëm drejt zhbllokimit të progresit në CEFTA. Ata gjithashtu diskutuan potencialin për rritjen e mundësive për investime MB-Kosovë, çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet me komunitetet joshumicë”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.