2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hamiti për mosvendosjen e simboleve në Këshillin e Përgjithshëm: LVV po e përbuzë shtetin

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar faktin që në organizimin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje vikendin që shkoi nuk ka pasur simbole shtetërore.

Qeveria e Vetëvendosjes e do pushtetin – e ka dhe po e keqpërdor me të madhe, duke bërë korrupsion masiv – por jo shtetin e Kosovës, që e përbuz. Nuk i do simbolet shtetërore të Kosovës VV-ja e Albin Kurtit. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të votojnë për grup politik që nuk e do shtetin e Kosovës”, ka thënë Hamiti.

Ai tutje tha se me më 9 shkurt qytetarët do ta kenë mundësinë t’i ndëshkojnë me votë përbuzësit e shtetit të tyre.

“Populli i Kosovës ka luftuar për shtetin e vet të pavarur. S’duhet të lejojë ta përbuzë askush, aq më pak partia në pushtet. Më 9 shkurt 2025 qytetarët e Kosovës do ta kenë mundësinë t’i ndëshkojnë me votë përbuzësit e shtetit të tyre të dashur”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img