10.7 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

Rexhaj: Mua më del se VV-ja e tejkalon 50 përqindëshin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj në emisionin DPT Te Fidani është shprehur se atij sipas një analize siç ka thënë ai bazuar edhe në kundërkandidatët e Kurtit, i del se VV-ja në zgjedhje e tejkalon 50 përqindëshin.

“Nuk do të flasë në deklarata të mëdha, unë Vetëvendosjen e shoh plus-minus aty te 50 – 51 përqindëshi”.

“Në këtë kuptim unë shoh dallim esencial, shihni kush garon, është Albin Kurti për kryeministër, është Bedri Hamza, është Lumir Abdixhiku edhe Ramush Haradinaj”.

“Tash mendoj se kur del qytetari aty do të bëjë një krahasim të qeverisjes së Kurtit edhe qeverisjeve që kanë ndodh më parë”, ka thënë Rexha.

Më tej, ai ka shtuar se: “Kur dalin këta të tre përballë kryeministrit Albin Kurti, në kuptim të asaj se çfarë përfaqësojnë, mua më del se pra LVV-ja e tejkalon 50 përqindëshin”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img