8.8 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Sukseset tona nuk u arritën vetem për shkak të policëve dhe Ministrisë ,por edhe për shkak të Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvedosja ka zhvilluar ngjarjen partiake, ku kanë folur edhe për sferën e sigurisë sesi e kanë qeverisur atë.

Në këtë panel, ka qenë edhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.

Sveçla është ndalur te veriu i Kosovës, ku ka thënë se 17% e territorit të Kosovës ka qenë në situatë më rëndë më parë. Tash thotë se është ndryshe.

Sipas tij, kjo falë veprimeve të ndërmarra, siguria në atë pjesë të vendit është kthyer.

Për këtë, ai thotë sukseset nuk i atrbuohen vetëm Policisë dhe minsitrisë, por edhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne kemi fituar në Banjskë për shkak të përgatitjeve të mëdha paraprake, tha ai, duke theksuar se shëmbëlltyra e asaj fitore është rënia e rreshterit Afrim Bunjaku. Ministri Sveçla po ashtu kujtoi përmirësimet tjera që kanë ardhë me kthimin e sigurisë dhe sovranitetit në pjesën veriore duke kujtuar që tash në pjesën veriore shpenzojmë 35% më pak energji, 35% energji pra që më parë vidhej. Të gjitha sukseset tona nuk janë arritur vetëm për shkak të vullnetit të policëve ose të ministrisë së brendshme por edhe për shkak të vendimit të  Lëvizjes VETëVENDOSJE! që rendi dhe ligji, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, të jetë objektivi numër 1 i qeverisë Kurti, tha në fund ministri Sveçla, deklaratë që u shpërnda nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img