Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së tetë në Ligën e Parë në të dyja Grupet A dhe B, ku nuk munguar rezultatet befasuese.
Duke parë emrat e klubeve që janë në Ligën e Parë, stadiumet po mbushen me tifozë, pasi ndeshjet e bukura nuk po mungojnë.
Në Grupi A, Vëllaznimi ka rrëmbyer pozitën e parë pas fitores ndaj Rahovecit si mysafir me rezultat 3-1. Drenica nuk ka mundur të marr më shumë se sa një barazim pa gola ndaj Mitrovicës si mysafir.
Trepça ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Rilindjes 1974 me rezultat 2-0. Liria po ashtu nuk ka arritur të marr më shumë se sa një pikë në shtëpi ndaj Istogut pas barazimit pa gola.
Fitore të madhe ka arritur Besa e Pejës duke e mposhtur Trepçën ‘89 në “Riza Lushta” me rezultat 3-1.
Vëllaznimi është lider me 19 pikë, duke u ndjekur nga Drenica me 18 pikë dhe Trepça që ka 17 pikë.
Trepça 89 si e katërta ka 12 pikë, aq sa ka edhe Besa e Pejës në vendin e pestë.
Sa i përket Grupit B, Prishtina e Re është njoftuar me humbje, duke pësuar nga Flamurtari me rezultat 1-0. Për Kuqezinjtë nga Prishtina kjo ishte fitorja e parë këtë sezon.
Dinamo e Ferizajt ka shënuar fitore si mysafir i Ramiz Sadikut me rezultat 1-0.
Edhe Vushtrria ka marr fitore, duke mposhtur 2 Korriku në shtëpi me rezultat 3-0.
Fushë Kosova dhe Kika kanë ndarë pikët pas barazimit pa gola. KEK-u ka arritur fitore të rëndësishme si mysafir me rezultat 3-1 ndaj Vjosës.
Prishtina e Re mbetet lider me 21 pikë, ndërsa pas tyre janë Dinamo e Ferizajt me 17 pikë.
Vushtrria tani ka 16 pikë dhe mban vendin e tretë, ndërsa KEK-u është i katërti me 14 pikë.