-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Bora Zemani: Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale

Bora Zemani vazhdon të jetë njëra ndër moderatoret më të dashura për publikun.

Sa është komentuar për jetën private, aq edhe për pamjen e jashtme dhe ndërhyrjet që ka bërë.

E pyetur në “Goca dhe gra” rreth kësaj të fundit, prezantuesja u njohur tha se ka bërë vetëm dy ndërhyrje kirurgjikale në jetën e saj, një për lindjen e djalit dhe një kur ka hequr apendisitin.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk kam asnjë lloj ndërhyrje kirurgjikale. Dy operacione kam bërë në jetën time, lindjen e Arborit dhe një herë kam hequr apendesitin. Kaq operacione kam bërë”, u shpreh ajo.

Tutje, ish-ylli i “Përputhen” shtoi: “Pastaj gjëra të tjera për mirëmbajtje patjetër që po, është ajo që po diskutohej edhe këtu. Ka ndryshime midis ndërhyrjeve dhe mirëmbajtjes. Jo se jam kundër, nëse dikush do që të ndihet më mirë, patjetër le të bëj. Ma thonë shumë që kam bërë. Kam frikë t’i bëj”.

E njëjta tutje theksoi se ka dëshirë që ta zvogëlojë gjoksin, por nuk e bën dot pasi ka frikë të madhe.

Sidoqoftë, ajo tani do të nisë programin e ri në Top Channel të titulluar “Piramida”. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img