-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca shpreh ngushëllime për aksidenin tragjik në Badoc: I bashkohem thirrjes për kujdes në trafik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë, ku vdiqën tre persona në Liqenin e Badocit.

Konjufca tha se me shumë dhimbje e ka pranuar lajmin.

“U informova se organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht me rastin për ta zbardhur atë në plotni. E në të njëjtën kohë, i bashkohem thirrjes për kujdes të shtuar gjatë këtyre kushteve të pafavorshme atmosferike që shtojnë rreziqet përgjatë lëvizjes me mjete automobilistike”, tha Konjufca.

“Duke bashkëndjerë me dhimbjen e familjarëve, si dhe miqve të viktimave, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e tyre dhe shpresoj të gjejnë forcën për të përballuar këtë tragjedi tronditëse. U prehshin në paqe!”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img