Shtatë persona janë lënduar nga një aksident zingjiror që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi ka bërë të ditur se personat e lënduar kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Ndërkohë, në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident zingjiror ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Emegjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informatave lëndimet janë të lehta.
Njësitë policore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, tha ai.