1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

VV akuza qeverive të kaluara për rrugët, s’e përmendin Autostradën e Gjilanit, për rrugën Prishtinë -Pejë thonë “po kryhet brenda mandatit”

Vetëvendosje u ka bërë akuza qeverive të kaluara për rrugët, në një panel për infrastrukturë që u mbajt sot e ku morën pjesë ministri i MPHI’së, Liburn Aliu, dy zëvendësministrat e tij, Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, si dhe shefi i këtij kabineti, Valon Hoti.

Hoti përmendi rrugët Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Podujevë dhe rrugën Prishtinë-Pejë, për të cilat tha se nuk u përfunduan për 20 vjet, e tash thekson se po përfundohen brenda këtij mandati.

Por, nuk e përmendi autostradën e Gjilanit, për të cilën ministri Liburn Aliu, ditë më parë, në një debat televiziv ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

“Ai kujtoi gjithashtu se si ata që na akuzojnë se kemi falur borxhe janë ata që kanë falur më së shumti borxhe në mënyrë të jashtëligjshme; vetëm kompanitë e ujit, për (2006-2020) u paguan 39 mijë euro për ambalazhim, ndërsa me qeverisjen aktuale (2020-2024) janë paguar 437 mijë euro. Hoti po ashtu kujtoi akuzat për monopole nga ata që tashmë kanë humbur monopolet dhe terminalet doganore”, thuhet në njoftimin e VV’së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img