-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu “iu gjuhet” prokurorëve prej mbledhjes së VV-së: Dy ditë më kanë mbajtë, le të më ftojnë sërish

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Qeveria po përballet me “shpifje e akuza të pabaza”. 

Ajo ka përmendur disa prej ministrave puna e të cilëve po hetohet prej prokurorisë. Sipas saj, Prokurorët e kanë mbajtur vetë Haxhiun dy ditë, për shkak të deklaratave të saj.

“Gjatë kësaj kohe, jemi përballë me shumë shpifje, edhe akuza të pabaza. Merren me Rozetën, kryeministri e përmendi është 30 herë më shumë rezerva shtetërore, merrren me Hajrullahun, me Xhelalin, me ministra të Qeverisë, 2 ditë më kanë mbajtë në prokurori veç pse kam thënë se prokurorët dhe gjyqtarët kanë tentu me funksionu me neve siç kanë funksionu në qeveritë e kalume, me i bë favore njëri-tjetrit. Kam përmend emra të prokrurorëve, por po duket që s’i kanë ftu tani në intervistë, më kanë ftu veç mu, s’po iu përshtatet se emrat e prokurorëve janë pjesë e grupeve të interesit aty. S’ka lidhje le të më ftojnë edhe pas këtij fjalimi, do të shkoj sërish.”– ka thënë ajo.

Tutje, Haxhiu ka shtuar:

“Sulmet, tendencat për hakmarrje do të rriten, sepse plani i përbashkët është me arritë me ndiku te qytetarët, shpifja e tyre me u bë e vërtetë për qytetarët. Po përpiqen të thonë edhe ju jeni si na, edhe ju jeni të korruptum. Po rata e dinë që ne kurrë s’do të bëhemi si ata, dhe Qeveria Kurti është qeveri e pakorruptuar, ministri, kryeministri nuk e keqpërdor detyrën zyrtare, nuk pasurohet duke qenë ministër, por ata po tentojnë me krejt çka kanë me thënë edhe ju jeni të korruptum”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img