7.4 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

Përfundoi kursin për instruktor në Bundeswehr, nënoficeri i FSK-së certifikohet në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se rreshteri Bunjanin Raçi, ka përfunduar me sukses kursin për instruktor në Bundeswehr.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se ai është certifikuar për operimin për “VIP Security and Escort”, përcjellje të personaliteteve me rëndësi të veçantë, me motoçikleta, përcjell Klankosova.tv.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter Bunjanin Raçi, ka përfunduar me sukses kursin për instruktor në Bundeswehr ku është certifikuar për operimin për “VIP Security and Escort” , përcjellje të personaliteteve me rëndësi të veçantë VIP-ve, me motoçikleta”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img