10.7 C
Pristina
Tuesday, October 8, 2024

Buy now

spot_img

Tritoli në banesën e dy motrave në Elbasan, humb jetën pas 3 muajsh fqinji 26-vjeçar

26-vjeçari Enea Themollari ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Shqipëri. Ai u lëndua nga një shpërthim me tritol në Elbasan, ndodhur më 14 korrik 2024.

Themollari pësoi dëmtime të shumta në pjesën e kokës, e që prej ditës së shpërthimit ka qenë i shtruar në spitalin e Traumës.

Kujtojmë se 26-vjeçari mbeti i plagosur aksidentalisht nga shpërthimi i tritolit pasi nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa shënjestër kanë qenë dy motrat Nikolli, fiqnjet e të riut.

Sipas hetimeve të policisë 3 muaj më parë, shënjestër e atentatit me tritol në pallat ishin pikërisht motrat Alda dhe Xhovana Nikolli.

Kjo e fundit ka dalë në media dhe rrjete sociale duke akuzuar Nuredin Dumanin si autorin që fshihet prapa vendosjes së tritolit. Sipas Xhovanës, motra e saj Alda ka qenë më parë në një lidhje romantike me Nuredin Dumanin. /euronews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img