Meshkujt dhe femrat shpeshherë brengosen se çfarë ju duket tërheqëse seksualisht personave të gjinisë së kundërt.
Por më poshtë, mund t’i gjeni se çfarë preferenca kanë djemtë për femrat:
Femrat me proporcionin e duhur të belit dhe ijëve
Trupi i një gruaje është pjesë e rëndësishme për meshkujt, e veçanërisht proporcioni i gjerësisë së belit me ijët e saj.
Jo vetëm që meshkujt e konsiderojnë këtë proporcion si të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, por e ndërlidhin edhe me pjellorinë.
Meshkujt i pëlqejnë gratë të cilat veshin rroba me ngjyrë të kuqe
Përderisa ngjyra e buzëve dhe syve të një gruaje është më pak e prirë për ta kapë interesin e një mashkulli, fustani i kuq mund të jetë tejet tërheqës për syrin mashkullor.
Psikologët nga Universiteti i Rochesterit kanë treguar, pas eksperimenteve të kryera, se meshkujt i shohin më atraktive dhe më të dëshirueshme seksualisht femrat të cilat veshin fustane me ngjyrë të kuqe.
Femrat “e mira”
Nuk është ndonjë sekret se shumica e femrave e duan një të ashtuquajtur “djalosh të rrezikshëm”, por çfarë mendojnë meshkujt rreth këtyre karakteristikave te gratë? Një studim i fundit i publikuar në “Personality and Social Psychology Bulletin”, ka konfirmuar se meshkujt i pëlqejnë më shumë femrat e sjellshme, e veçanërisht kur një mashkull është duke kërkuar lidhje afatgjatë