Skuadra e Erik ten Hag ka arritur të kthehet “me fytyrë” nga Portugalia, pasi vetëm në minutat shtesë të lojës arritën të barazojnë rezultatin me Porton në 3-3.
Ishin “Djajtë e kuq” ata që avancuan të parët, e madje krijuan edhe epërsi të dyfishtë (7’ dhe 20’).
Por, gjithçka u përmbys në pjesën e parë pas dy golave të Portos (27’ dhe 34’).
Ndërkaq, pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, vendësit realizuan sërish për të shkuar në epërsi prej 3-2.
Për të mos mjaftuar rezultati, Bruno Fernandes u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar në minutën 81’.
Por, heroi i anglezëve doli të jetë mbrojtësi Maguire, i cili në minutën 90+1 arriti ta dërgojë topin në portë pas një harkimi nga këndi.
Skuadra portugeze e mbyll xhiron e dytë me 1 pikë në total, pasi në xhiron e parë ishte mposhtur nga Bodo/Glimt.
E anglezët kanë dy pikë, pas barazimit me Twenten javën e kaluar.