-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Operohet kryeministri Rama, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Mediat e Shqipërisë kanë raportuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot është shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Burimet e Top Channel kanë bërë të ditur se kreu i qeverisë shqiptare është trajtuar për hernien inguinale, një ndërhyrje e lehtë dhe siç mësohet gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Rama e paralajmëroi këtë ndërhyrje në fund të gushtit, teksa ishte për një inspektim në spital.

“Mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale – që i kam mësuar edhe emrin – se kësaj diskales nuk i kërkoj mjek sepse punoj me forcat e mia, me stretch, me vetëpërmbajte përpara ushqimit që të mos rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli, po kësaj inguinales mesa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do vij prapë me shumë kënaqësi”, kishte thënë Rama.

Kjo është hera e dytë brenda 18 muajsh që Rama shtrohet në spital, pasi në prill të vitit të kaluar bëri një ndërhyrje për heqjen e apandesitit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img