-1.6 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk kanë mjete as për të dalë në punë”, Vitia pa paga, mësimdhënësit kërcënojnë me grevë brenda dy dite

Mësimdhënësit e arsimit fillor dhe të mesëm në komunën e Vitisë, janë të vetmit që nuk kanë marrë pagat e muajit shtator në Kosovë, andaj të njëjtit janë gati të hynë në grevë.

Ministria e Financave dhe Komuna e Vitisë ia hedhin fajin njëra-tjetrës

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Vitisë” në po këtë komunë, mund të zhvillojnë mësimin e rregullt të paktën edhe dy ditë.

Kjo pasi që mësimdhënësit e tyre, pritet të hynë në grevë nëse nuk marrin pagat për muajin e kaluar, e që janë të vetmit në tërë Kosovën.

Kështu thotë se u paralajmërua drejtori i kësaj shkolle fillore.

“Me keqardhje, një pjesë e punëtorëve tash edhe kamata nëpër kredi iu llogaritët, deklarohen se brenda 2-3 dite, nëse nuk iu ekzekutohen pagat kanë më hy edhe në protesta ose greva,” tha Qemajl Hyseni, Drejtor i shkollës “Dëshmorët e Vitisë”.

I njëjti thotë që nga punëtoret e tij, përfshirë edhe ata teknik kanë thënë se nuk kanë mjete as për të dal në punë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img