10.4 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

spot_img

Matoshi reagon për situatën në FSK: Ushqimi është i mirë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka reaguar në lidhje me kritikat rreth ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Matoshi përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Instagram, ka thënë se “rrena nuk kalon përballë të vërtetës”. 

“Krejt çka po thonë për ushqimin në FSK është veç një tjetër përpjekje për me dezinformu popullin. Ushqimi është i mirë e aty punojnë njerëz të ndershëm e ushtarë që jetojnë me këtë realitet çdo ditë.” – ka shkruar ajo. 

Tutje, Matoshi ka thënë: 

“Po çka i bën këto rrena të kota është fakti që gjithkush që është aty e din të vërtetën.

Populli duhet të dijë që e vërteta gjithmonë del në shesh, se rrenat s’kanë kurrë fuqi me mbajtë gjatë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img