Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot është pritur nga homologu i saj gjerman, Frank Ëalter Steinmeier.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se u prit në takim pune në Pallatin Bellevue në Berlin.
“Falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Steinmeier për integrimin tonë në institucionet euroatlantike si dhe për diskutimet e rëndësishme për rrugën përpara”, ka thënë Osmani.