Garda Revolucionare iraniane:
Nëse Shtetet e Bashkuara ndihmojnë Izraelin në një sulm ndaj Iranit, ne do të bombardojmë bazat amerikane në rajon. Këto baza janë shumë më pak të mbrojtura se ato të Izraelit.
Netanyahu:
“Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë çmimin për të!”
Ish-presidenti amerikan Trump:
“Bota tani po del me shpejtësi jashtë kontrollit.”
Këshilli i Sigurimit i OKB-së: Do të mbajë një seancë të hapur dhe urgjente për zhvillimet në Lindjen e Mesme të mërkurën (nesër)
Ambasada e Shqipërisë në Izrael ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë pas situatës së krijuar nga sulmi me raketa iraniane. Në një postim në Facebook, ambasada iu bën thirrje shqiptarëve në Izrael se në rast nevoje emergjente të kontaktojnë në të dhënat e vëna në dispozicion.
Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael:
Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:
+972 544806601
+972 549042813
si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:
embassy.telaviv@mfa.gov.al
Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në WhatsApp apo në telefonat celularë.
Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.
Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.
Shtëpia e Bardhë: Ne kemi qenë të palëkundur në mbështetjen tonë për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë
Imazhet e raketave të lëshuara nga Irani
Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së
Sullivan:
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit duket të jetë i paefektshëm.
Ushtria izraelite:
Sonte ne do të ndërmarrim një sulm të fuqishëm në të gjithë Lindjen e Mesme.
-N12
Më shumë se 20 avionë luftarakë të gjeneratës së 5-të F-35 u shkatërruan në Izrael.
– Agjencia Iran Shafaqna
Burimet ushtarake izraelite:
Sonte do të shihni Forcat Ajrore izraelite që veprojnë në pjesë të ndryshme të Lindjes së Mesme.
-Sky News
SHBA shkatërruan disa raketa balistike iraniane të gjuajtura në ajër ndaj Izraelit.
-ABC News
Reuters: Teherani e informoi Rusinë përpara sulmeve me raketa ndaj Izraelit.
Zyrtarë të lartë iranianë duke folur për Reuters thanë se Teherani e informoi Rusinë përpara sulmeve me raketa ndaj Izraelit.
Netanyahu qëndroi në një zonë nëntokësore të fortifikuar në Jerusalem për orë të tëra me disa ministra.
– Kanali 13 i Izraelit
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite:
Unë u bëj thirrje qytetarëve tanë. Mos i ndani vendndodhjet e raketave dhe fotot e zonave të goditura.
LAJMI I FUNDIT | Irani njoftoi se kishte shënjestruar dhe goditur aeroportet ushtarake nga të cilat u ngritën avionët luftarakë që vranë Nasrallah:
“Aeroporti më i madh i Izraelit nuk ekziston më.”
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit:
Përafërsisht 10 milionë civilë janë objektivi i raketave iraniane.
Irani e shpall zyrtarisht gjendjen e luftës kundër Izraelit.
Zyrtari izraelit:
Përgjigja e Izraelit ndaj Iranit do të jetë “diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë”.
Irani ka lansuar një sulm me raketa ndaj Izraelit.
Teherani ka thënë që sulmi është kundërpërgjigje për vrasjen e liderëve të Hamasit dhe Hezbollahit.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara tashmë kanë thënë që janë të gatshme për ta mbrojtur Izraelin nga një sulm Iranian, ashtu sikur në prill.