11.4 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi takon drejtorin e Ekipit Ekonomik gjerman, flasin për rritjen ekonomike të Kosovës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur sot në takim përfaqësues nga Ekipi Ekonomik Gjerman, të kryesuar nga drejtuesi i saj, Ricardo Giucci.

Bashkëbisedimi u fokusua në ecurinë zhvillimore të vendit dhe indikatorët ekonomikë, siç thuhet në komunikatë, ku u theksua rritja ekonomike që ka njohur Kosova në tri vitet e fundit, rritja e investimeve të huaja direkte duke qenë më e larta në rajon, rritja e të hyrave dhe siç thuhet, krijimi i vendeve të reja të punës e ulja e inflacionit.

“Zëvendëskryeministri tha se bazuar në krejt indikatorët ekonomikë, që japin pasqyrën e situatës ekonomike në vend, vërejmë se zhvillimi i Kosovës është një histori suksesi dhe unike, teksa Dr. Giucci tha se të gjithë këta indikatorë pozitivë shfaqin një tendencë dhe dinamikë pozitive e të fuqishme për zhvillimin, të tashmen e të ardhmen e vendit. Ai vlerësoi politikat ekonomike të ndërmarra nga qeveria dhe zhvillimin e hovshëm ekonomik që po njeh vendi”.

“Në takim u diskutua dhe për rëndësinë e benefitet e Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA), si vazhdimësi e diskutimit të mbajtur edhe javën e kaluar në Europe House, ku zëvendëskryeministri shprehu përsëri punën dhe hapat që po bën Qeveria në lidhje me avancimin drejt anëtarësimit në SEPA”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img