2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Një shoqëri e zhytur në borxhe”, Bajrami ia rendit Muratit arsyet e rritjes së depozitave

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati pas mburrjes me shifrat në rritje të depozitave familjare në banka. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Bajrami shtjelloi një sërë indikatorësh negativë ekonomikë që, sipas saj, e bëjnë të pa vlerë statistikën e kreut të financave. Ndër ta është publikimi i rritjes së mbitërheqjeve, statistikë kjo që kundërpeshon portretizimin optimist të Muratit për rritjen e depozitave familjare.

“Por, derisa depozitat janë rritë për 1.5 miliardë euro, dhe këto nuk janë kurrëfarë treguesi i mirëqenies, hajde të tregojmë se sa sa janë rritë mbitërheqjet (overdraftet) e qytetarëve tonë në banka. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës mbitërheqjet në banka janë rritë nga 1 miliard e 682 milionë euro sa ishin për vitin 2020, në 5 miliard e 342 milionë euro për vitin 2023. Këto janë borxhe afat shkurtra që qytetarët i marrin në banka për të financuar kryesisht konsumin familjar (në plot raste qytetarët hynë minus në bankë ka data 20 e muajit aktual dhe mandej me të marrë pagën në fillim të muajit pasues e kthejnë këtë borxh. Overdraftet i shfrytëzojnë edhe bizneset, jo për investime, me shumë për shpenzime operative).” – sqaroi ndër të tjera Bajrami.

Ajo ka theksuar më tej se qytetarët e Kosovës janë detyruar të zhytën në kredi si pasojë e çmimeve të larta.

“E vërteta qëndron krejt ndryshe, rritja e çmimeve dhe mungesa e çfarëdo mase nga e qeverisë e ka shtyer një popull të tërë të zhyten në borxhe dhe po një pjesë e qytetarëve që kanë gjendjen finanaciare pak më të mirë po i ruajnë paratë e tyre në banka, sepse po kursejnë, janë të kufizuar në shpenzime, s’po investojë ngase ka mungesë të sigurisë ekonomike dhe jo vetëm.” – tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img