10.3 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Gruaja do t’i jap futbollistit një shans të dytë nëse ai ia jep asaj 15 milionë paund

Gruaja e futbollistit Kyle Walker, Annie Kilner, do t’i japë martesës së saj një tjetër shans me kusht që futbollisti i Manchester Cityt, do t’i paguajë asaj 15 milionë paund (afro 18 milionë euro), apo gjysmës së pasurisë.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare ata bashkë i kanë katër fëmijë, derisa 34 vjeçari e ka edhe një vajzë me ish-dashnorën, Lauryn Goodman, transmeton Klankosova.tv

Sipas burimeve pranë çiftit pohojnë se Walker dhe Kilner debatojnë për gjithçka dhe se kanë marrë vendimin për të lidhur një marrëveshje financiare.

“Ajo i tha atij se do të provonte përsëri nëse ai i jepte fillimisht gjysmën e parave të tij. Asaj i është thënë se ajo ka të drejtë për gjysmën e pasurisë së tij nëse ndahen, dhe ajo nuk dëshiron që asnjë qindarkë nga pjesa e saj t’i shkojë Lauryn-it”, deklaruan burimet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img