0.3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Volkswagen lëshon “paralajmërimin e dytë rreth fitimit” në tre muaj

Volkswagen ka ulur parashikimet e tij vjetor për herë të dytë në tre muaj pasi prodhuesi më i madh i makinave në Evropë fajësoi “një mjedis sfidues tregu” për shitje më të dobëta.

Grupi gjerman tha të premten se priste një marzh fitimi operativ prej rreth 5.6 për qind në 2024, në vend të një diapazoni prej 6.5 për qind deri në 7 për qind që kishte parashikuar, shkruajnë mediat e huaja.

Ulja erdhi pasi VW uli objektivin e saj në korrik, duke përmendur kostot për mbylljen e një fabrike të Audi në Belgjikë.

VW ka thënë se po shqyrton mbylljen e fabrikave në Gjermani për herë të parë në historinë e saj 87-vjeçare, pasi prodhuesi i makinave është përballur me një rënie të kërkesës për automjete në Evropë dhe rritjen e markave më të lira kineze.

“Një përkeqësim në mjedisin makroekonomik ka një ndikim negativ, i cili mund të rezultojë në rreziqe të mëtejshme”, ka thënë VW.

Të mërkurën, VW nisi negociatat mbi pagat me sindikatat IG Metall, e cila po kërkon një rritje të pagave prej 7 për qind për punonjësit.

Sindikata dhe këshilli i punës i grupit kanë paralajmëruar se grevat do të jenë të mundshme në fabrikat gjermane nga dhjetori.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img