4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Morëm helikopter me qira për ta transferuar Pantiqin, Komandanti i KFOR’it s’lejoi-s’jemi plotësisht sovran

Ish- polici i Kosovës, Dejan Pantiq ishte arrestuar më 10.12.2022 në pikë kalimin kufitar në Jarinje në veri të Kosovës, pasi dyshohet se kishte organizuar sulmin terrorist në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.

Për shkak të barrikadave të vendosura në komunat veriore, Pantiq ishte e pamundur që të transferohej nga pika e kalimit kufitar e të vendosej në qendrat e paraburgimit.

Ministri tregoi se ish komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia nuk ia kishte lejuar Kosovës transferimin e Pantiq nga PPK Jarinje në burgun e Mitrovicës. “Angelo Michele Ristuccia mua ma ka ndal helikopterin privat me marr Pantiqin prej Jarinjes me dërgu në burgun e Mitrovicës” – tha Sveçla në “Kallxo Përnime”.

Ai madje tha se helikopteri në fjalë ishte marr me qira nga një kompani private jashtë Kosovës, enkas për këtë punë.

I pyetur se a do të blejë Kosova një helikopter, Sveçla thotë se kanë plane për këtë, por shton se është edhe një problem për këtë.

“KFOR’i kontrollon hapësirën ajërore, do të thotë nuk jemi plotësisht sovran”, thotë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img