4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Lavrovi-Evropës: E pakuptimtë ideja për luftë deri në fitore me një fuqi bërthamore

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi vendet evropiane që të mos kërkojnë konfrontim me Moskën, duke thënë se kjo do të ishte një “aventurë vetëvrasëse” ndërsa lufta e Moskës me Ukrainën po vazhdon.

Duke folur në vend të presidentit rus Vlladimir Putin, i cili, si në vitet e kaluara, nuk mori pjesë në seancën e OKB-së, Lavrovi gjithashtu paralajmëroi kundër “tërheqjes (së Ukrainës) në NATO”, raporton AFP.

“(Perëndimi) shpreson të mposhtë Rusinë duke përdorur regjimin e paligjshëm neo-nazist të Kievit, por ata tashmë po e përgatisin Evropën që ajo gjithashtu të futet në këtë aventurë vetëvrasëse”, tha Lavrovi në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Unë nuk do të flas këtu për pakuptimësinë dhe rrezikun e vetë idesë së përpjekjes për të luftuar deri në fitore me një fuqi bërthamore”.

Lavrovi tha se “shkeljet e rënda” të të drejtave të rusëve dhe atyre që “ndjejnë se janë pjesë e kulturës ruse… sjellin me vete kërcënime për sigurinë e Rusisë dhe të gjithë Evropës që rrjedhin nga regjimi i Kievit dhe ata që janë duke e tërhequr atë në NATO”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img