26.7 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak takohet me Osmanin: Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke u takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para kthimit në Bruksel.

Lajçak ka zbuluar se Osmani ka dhënë ide dhe rekomandime se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak bashkë me Ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, James O’Brien dhe Emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, janë takuar dje edhe me Kryeministrin Albin Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img