3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Kthimi i nxënëses me shami në shkollë, Imami Maliqi: Mirënjohje ndaj MAShTI-t për këtë veprim të drejt

Imami Labinot Maliqi, e ka komentuar vendimin për lejimin e vazhdimit të procesit mësimor të nxënëses me mbulesë, A.D., që nga 2 shtatori i këtij viti.

Ai tha se lejimi i saj që ta vazhdojë shkollimin është lajm i mirë për nxënësen, por edhe për familjen e saj, teksa meritat për kthimin e saj në bankat shkollore ia dha MAShTI-t

“Personalisht dua t’i shpreh mirënjohje MAShTI-t për këtë veprim të drejt dhe të shpejt. Ky bashkëpunim me institucionet e Kosovës do të vazhdojë deri në ndryshim substancial ose në anulim të plotë të Udhëzimit Administrativ që nga dita e nënshkrimit u keqinterpretua dhe u keqpërdor. Po them, meritat kryesore për këtë kthim të vajzës në bankat shkollore, i ka Ministria e Arsimit”, tha Maliqi në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se ky vendim është fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, teksa uroi që të jetë rasti i fundit që dikujt prej nxënësve iu mohohet e drejta për të pasur qasje në arsim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img