0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi priti në takim këshilltarin e Ahtisaarit, diskutuan mundësinë e binjakëzimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim Severi Keinala, këshilltarin e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

Gjatë takimit, sipas komunikatës për media, Bulliqi dhe Keinala diskutuan mundësinë e binjakëzimit të komunës së Podujevës me një komunë finlandeze, duke krijuar kështu një platformë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme.

Kjo iniciativë synon forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Bulliqi e falënderoi Keinalan për kontributin e tij dhe të ish-presidentit Ahtisaari për Pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ndihmën e vazhdueshme të Finlandës në konsolidimin dhe zhvillimin e institucioneve të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img