27.6 C
Pristina
Friday, September 27, 2024

Buy now

spot_img

Arrestimi i Salianjit, Rama: E vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit burgim deputetin e PD-së, Ervin Salianji, për akuzën e shpifjes në lidhje me dosjen “Babale”.

Në një postim në platformën X, Rama tha se një venrim i tillë erdhi tek pas 35-vjetësh të sovranitet të pakufizuar si një shtet brenda shtetit.

“E vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte, e pavarësisht se vendimi i sotëm i gjykatës dhe dënimi i ligjshëm i një politikani të spikatur për veprimtarinë e palodhur dezinformuese deri në formën kriminale të Kallëzimit të Rremë, përmes një dosjeje me fabrikime provash e dëshmish të rreme, nuk besoj se do të ndryshojë gjësendi në aktivitetin e kancerit të Shpifjes që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare, falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dezinformimit, kjo është një ditë e mirë për të vërtetën”.

“Ne socialistët në qeveri, kemi hequr dorë prej vitesh nga çdo gjyq për shpifje kundër gazetarëve dhe kjo nuk do të ndryshojë për shumë arsye, por nëse dëmet morale e dhimbjet e patregueshme të familjeve tona që vijnë nga aktorë të paskrupullt mediatikë, jemi gati t’i mbajmë në kurriz si kosto të lirisë së të gjithë aktorëve të medias, nuk jemi dhe s’do të jemi kurrë gati të tërhiqemi nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë dhe të armatosur me urrejtjen përçarëse e atdhenxirëse, që prej 34 vjetësh prodhon jashtënxjerrjet më të neveritshme të gojës”, ka thënë Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img