15.7 C
Pristina
Friday, September 27, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku me kandidatët për deputetë, asambleist e drejtorë të Prishtinës: Gati për 9 shkurt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se Prishtinë është gati për 9 shkurt, referuar zgjedhjeve parlamentare.

I pari I LDK-së, së bashku me kandidatë për deputetë, asambleistë e drejtorë lokal nga Kryeqyteti sot u bënë bashkë në takimin e parë mobilizues për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

“Nga 5 degët tona janë propozuar 20 kandidatë për deputetë. Ata pas vetes mbajnë jo vetëm një përvojë të pasur, por edhe një karrierë të pastër. Krenar me secilin prej tyre; i bindur me përkushtimin e tyre ndaj vendit e qytetarëve.” – ka shkruar Abdixhiku ndër të tjera

E plotë:

Prishtina gati për 9 shkurt!

Kandidatë për deputetë, asambleistë e drejtorë lokal nga Kryeqyteti sot u bënë bashkë në takimin e parë mobilizues për zgjedhjet e ardhshme nacionale. Do të garojmë si një ekip, si një tërësi – fitues, nga tash deri në shkurt.

Do të mbajmë një takim të madh me të gjitha strukturat, për të vazhduar me takime nëpër çdo lagje, çdo shtëpi e çdo pjesë të Prishtinës.

Nga 5 degët tona janë propozuar 20 kandidatë për deputetë. Ata pas vetes mbajnë jo vetëm një përvojë të pasur, por edhe një karrierë të pastër. Krenar me secilin prej tyre; i bindur me përkushtimin e tyre ndaj vendit e qytetarëve.

Me ta dhe çdo qytetar, do të flasim për planin tonë kundrejt ngrcjes së tanishme. Për planin tonë për fëmijë e familje, për paga më të larta e përballueshmëri të çmimeve. Për një Kosovë të zhvilluar e me investime, të fortë, të hapur e në rrugëtim të palëkundur euroatlantik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img